PERFORMANCA KULTIST PËR DITËT E DIASPORËS

E premte, 24 korrik 2015

OJQ Artpolis edhe këtë vit do të realizoj disa aktivitete në kuadër të Ditëve të Mërgatës. 

Të vetëdijshëm për rëndësinë jetike dhe integruese që ka diaspora jonë dhe bazuar në përvojën e organizatës tonë në promovimin e kulturës, arteve në përgjithsi dhe trashëgimisë kulturore, kemi planifikuar që të japim një performance rrugore përpara publikut vendas. 

Duke pasur parasysh faktin që gjatë sezonës së verës, kur qytetarët tonë nga diaspora janë me pushime në Kosovë, teatrot tona janë kryesisht të mbyllura për shikues për shkak të pushimeve, ne kemi menduar që këto aktivitete artistike ti prezantojmë në ambiente të hapura në sheshet kryesore të Prishtinës dhe Ferizajit.

Të Shtunën nga ora 21:00 ju presim në Ferizaj në sheshin përball komunës së Ferizajit,dhe të Dielën në Prishtinë në ora 21:00 tek sheshi Nëna Terezë për të ndjekur performancën artistike KULTIS.

Këto aktivitete do të ndjeken falas nga publiku. 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: