PERFORMANSA "SA M2 NJË VENDPARKING?!" THIRRJE PËR MË SHUMË VËMENDJE NGA BLLOKIMET E HAPËSIRAVE PUBLIKE

E premte, 24 korrik 2015

Ec Ma Ndryshe realizoi performansën publike “Sa m2 një vendparking?!“ në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Përmes aktivitetit “Sa m2 një vendparking?!”, është përcjellur porosia për promovimin e lëvizjes së lirë në trotuaret e qytetit të Prizrenit.

Aktiviteti “Sa m2 një vendparking?!“ është organizuar në sipërfaqen e një vendparkingu 2,5m X 5m një dhomë dite. Gjatë ditës në këtë “dhomë dite” të vendosur në trotuar, qytetarët kanë ndaluar për të pirë kafe, bashkë me aktivistë nga shoqëria civile, të cilët janë solidarizuar me thirrjen që trotuari të jetë në shërbim të këmbësorëve. Performansa ka shërbyer për fuqizimin e thirrjes për më shumë vëmendje në rastet e bllokimit të hapësirave publike.Trotuaret janë ato pjesë të hapësirës publike në qytet, të cilat, pos që e krijojnë sipërfaqen e përshtatshme për ecje në publik, iu ofrojnë siguri këmbësorëve në trafik. Pra, trotuaret nuk janë vetëm çështje e transportit, por edhe çështje e të drejtave të njeriut. Prandaj i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që në mënyrë konstante të angazhohen për zhbllokimin e trotuareve në të gjitha pjesët e qytetit.

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: