ANIBAR SHPALL AKREDITIMIN PËR GAZETARË

E shtune, 25 korrik 2015

Festivali Anibar shpall hapjen e akreditimit për gazetarët në edicionin e 6 të festivalit. Mundesia për aplikim është e hapur për të gjithë gazetarët dhe anëtarët e mediave të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë edicion të festivalit. 

Aplikimi bëhet duke mbushur formën online të aplikimit të cilën mund t'a gjeni këtu: http://anibar.com/sq/akreditimi-per-gazetare-ne-festivalin-anibar/.

Afati i fundit për të plotësur formularin e akreditimit është 15 Gusht 2015

Varësisht nga qyteti i cili vijnë gazetarët, do të shikohet mundësia e akomodimit të tyre. Informacionet e mëtutjetshme në lidhje me akomodim gjatë festivalit do të ju dërgojmë përmes e-mailit pasi që të plotësoni formën. 

Akreditimi nënkupton të drejtën tuaj si gazetarë për të shfrytëzuar Media Center të Anibar, që posedon hapësirën për punë, paisjet kompjuterike, printer, wireless dhe paisje të tjera të nevojshme si dhe ofron mundësi për intervistimin e mysafirëve të festivalit.

Gazetarët apo organizatat mediale që kanë aplikuar për akreditim në këtë edicion, mund të marrin bexhat në Media Center duke filluar nga 19 Gusht, një ditë para fillimit të festivalit.

Për informata shtesë dhe për pyetje në lidhje me procesin e akreditimit, ju lutem na kontaktoni në [email protected]

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: