NUMRI I KATËRT I BULETINIT "GJYKATË E HAPUR"

E hënë, 27 korrik 2015

Gjykata Themelore e Prizrenit publikoi numrin e katërt të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", e cila mbulon periudhën Prill - Qershor 2015. 

Publikimi i këtij numri të buletinit është edhe një hap drejt vazhdimit të hapjes së kësaj gjykate ndaj qytetarëve dhe një dritare e re e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti. 

Ky publikim periodik do të ofrojë informacion mbi punën e Gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në Gjykatë, përfshirjen mediale, dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qyetarëve.

Numri i katërt i Buletinit Informativ ''Gjykatë e Hapur '' është rezultat i bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe OJQ EC Ma Ndryshe, në kuadër të iniciativës “Gjykatë e Hapur”.


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: