PROGRAMI I PLOTË I DOKUKIDS

E premte, 31 korrik 2015

DOKUKIDS këtë edicion do të zgjasë gjatë tërë festivalit, duke filluar nga data 8 deri më 16 gusht në Prizren.

DokuKids i dedikohet të vegjëlve të cilët do të jenë të përfshirë në dy punëtori të cilat do të shërbejnë si platforma e të menduarit dhe e argëtimit të tyre. Fëmijët do të mësojnë për teknikat e filmit dhe artit të performancës duke reflektuar mbi aspekte të ndryshme të jetës së tyre dhe rezultati përfundimtar do të jetë një performancë e bukur në Rrugën e Farkatarëve në Prizren si dhe një film i shkurtër stop motion.

Detajet për dy punëtoritë:

MIGRIMET E ANIMUARA

Ne do të hetojmë nocionin e migrimit nga perspektiva e fëmijëve, të diskutojmë, vizatojmë, mësojmë për ‘cut out’ animacion, të luajmë dhe lëvizim karakteret nga letra përmes situatave të ndryshme dhe peisazheve, duke krijuar kështu një film të animuar së bashku. Animacioni është argëtues, por edhe shumë i dobishëm për të treguar disa histori serioze.

Mosha: 11 deri 14 vjeç

Data: 10-11 Gusht

Vendi: SH.K.A Agimi

Tutorët: Ana Nedeljkovic & Nikola Majdak

Regjistrimi bëhet në DokuShop duke filluar nga data 7 gusht. 

 

TEATRI RRUGOR

Të vegjëlit do të mësojnë për migrimin përmes formave të ndryshme të shprehjes artistike dhe duke organizuar kampanjën e tyre mbi këtë temë. Performanca e fundit do të krijohet te Rrugën e Farkatarëve në Prizren dhe do të kombinojë teatrin, juggling, muzikën, cirkuzin, vallëzimin, piroteknikën dhe shumë DokuDashuni.

Mosha: 5 +

Data: 9 – 16 gusht

Vendi: SH.K.A Agimi

Performanca live: 15 gusht, 18:00 në rrugën e Farkatarëve.

Tutore: Arta Gashi

Regjistrimi bëhet në DokuShop duke filluar nga data 7 gusht. 


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: