ANIBAR SHPALL THIRRJEN PËR GAZETARËT E RINJ

E premte, 31 korrik 2015

Festivali Anibar hap thirrjen për gazetarët e rinj, të cilët në kuadër të festivalit do të kenë mundësinë të shkruajnë për ngjarjet e Anibarit. Anibar është në kërkim të praktikantëve të cilët do të përfitojnë përvojat më të mira të punës ekipore brenda festivalit dhe do të zhvillojnë afestivalitë e tyre në bashkpunim me stafin e Anibar në gazetari. 

Praktikantët duhet:

- Të kenë njohuri të përgjithshme për Anibar;

- Të jenë të aftë për punë në një kohë të ngjeshur;

- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe shkruese;

- Të kenë njohuri të shkëlqyeshme gramatikore dhe sintaksore;

- Të kenë aftësi të mira edituese.


Anëtarët e këtij grupi të gazetarëve do të përfitojnë praktikat më të mira të punës dhe do të ndërtojnë kapacitetet e tyre brenda organizatës. 

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe letrën motivuese në [email protected] me titull “Praktikant për gazetë”. 

Afati i fundit për aplikim është 7 gusht 2015.

 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: