ARROUND THE CORNERS - PRIZREN

E enjte, 30 korrik 2015

CORNERS do të paraqesë tre projekte këtë vit në kuadër të DokuFest: PAPYRINT, GALERIA SHTËPITË E ZOGJVE, OH MY HOME – LOST & FOUND.

CORNERS është një platformë që krijohet enkas për artistët dhe publikun, e cila drejtohet nga organizatat kulturore në skajet e Evropës. Në prill të vitit 2012, CORNERS vizitoi Kosovën. 30 artistë dhe punëtorë kulturorë në mesin e shumë vendeve tjera, erdhën edhe në Prizren për të dëgjuar historinë, kulturën dhe jetën e saj… Tre vjet me vonë CORNERS kthehet për të ritreguar historitë e dëgjuara në vendin që  ka qenë një frymëzim i madh.

 

Detajet për secilën punëtori:

PAPYPRINT

Papyrint është një mundësi për t’u takuar, ndarë aftësi dhe për të gjetur mënyra për të krijuar një performancë së bashku. Projekt ku fëmijët nga komuniteti lokal dhe pesë artistë nga disiplina të ndryshme do te krijojnë dhe paraqesin një performancëpërgjatë një pune të gjatë dy javë të hareshme dhe kreative. Tregimet e fëmijëve nga anët e Evropës janë bazë për këtë punëtori me teatër prej letre, muzikë, lëvizje dhe poezi.

Mosha: 10-13 vjeç

Data: 9 – 16 gusht

Vendi: Shkolla e Muzikës Lorenc Antoni

Artistsët: Borja Ruiz, Kajsa Sandström, Nils Personne, Primož Bezjak, ŠKART Dragan Protic & Djordje Balmazovic.


GALERIA SHTËPITË E ZOGJVE

Galeria “Shtëpitë e zogjve” është e gjitha për krijimin e një rrjeti të galerive evropiane. Në vend që të marrim me qera një vend për ta bërë galeri, ne do të krijojmë galeritë tona së bashku me pjesëmarrësit e punëtorisë. Kjo punëtori ka për qëllim të inkurajojë imagjinatën e fëmijëve, të përmirësojë aftësitë e tyre artistike si dhe t’i mësoj ata të vlerësojnë artin duke i ndërtuar shtëpitë e zogjve që do të kenë brenda artin në vend të zogjve.

Punëtoria e ‘“Shtëpitë e zogjve”përfundon me një prezantim publik / ekspozitë.

Mosha: 13-15 vjeç

Data: 10 – 16 gusht

Vendi: Shkolla e Muzikës Lorenc Antoni

Artistët: Maciek Salamon, Nedyalko Delchev.

 

OH MY HOME – LOST & FOUND

Oh My Home është një instalacion në hapësirë publike, seri e punëtorive dhe shfaqjeve që adresojnë nocionin “shtëpi” nga një perspektivë e gjerë: e brendshme, shtegtare dhe e kontestuar.

Kufijtë dhe përkatësia, identiteti dhe refuzimi. Lufta dhe intimiteti, rrënjët dhe lëvizja. Bërja e shtëpisë. Ri-fitimi i shtëpisë. Humbja dhe gjetja e shtëpisë. Përbërë nga elemente të njohura që na kujtojnë një larmi të këtyre përvojave, kjo pjesë e fton publikun të ri-marrë hapësirën publike si një pikë takimi i “shtëpisë” nga pikëpamja gjeografike, politike dhe filozofike.

Data: 6 – 16 August

Artistsët: Ixone Ormaetxe, Lalya Gaye, Saadia HussainAge

Instalacioni në hapësirë publike: Rruga “Saraqët”.

 

Hapur vetëm për pjesëmarrës

Regjistrimi bëhet në DokuShop duke filluar nga data 7 gusht. 

 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: