FILLON SHKOLLA E FILMIT DOKUMENTAR ACTIVE

Nesër fillon Shkolla Regjionale e Filmit Dokumentar ACTive i cili është bashkëpunim i radhës në mes të DokuFest (Kosovë), Pravo Ljudski Film festival (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe MakeDox (Maqedoni) dhe është përkrahur nga National Endowment for Democracy.
16 të rinjë nga katër shtete do të marrin pjesë në një program intenziv të edukimit me sesione të ushtrimeve praktike që trajtojnë aspektet e ndryshme të kinematografisë, përcjellur me shfaqjen e një numri të filmave si dhe diskutimeve që e përbëjnë elementin integral të të gjithë sesioneve. Pjesëmarrësit do të mbikqyren nga 5 tutore.
Programi do të jetë i larmishëm, joformal dhe edukativ, duke mbledhur krijuesit e rinj të filmit që kanë interesimin për eksplorim të filmit dokumentar kreativ. André Gil Mata, Jelena Maksimović, Kaori Oda, Ludovica Fales dhe Sunčica Fradelić janë tutorët të cilët do të punojnë me grupet e të rinjve gjatë tërë kohës.
Aktiviteti do të mbahet në Prizren, nga 27 Gushti deri më 10 Shtator 2015.