AUTORËT E RINJ FILLUAN PROCESIN E KRIJIMIT TË TREGIMEVE DOKUMENTARE

E enjte, 03 shtator 2015

Shkolla Rajonale e Filmit Dokumentar ACTive sivjet shënon edicionin e tij të dytë. Pas 6 ditë pune intenzive të autorëve të rinj nga Bosna dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, të zhytjes në botën e filmit dokumentar, pjesëmarrësit e shkollës rajonale të filmit dokumentar ACTive, janë para sfidës dhe emocionit të prezentimit të tregimeve nëpërmjet të cilave ndajnë vizionet e tyre të botës që i rrethojnë.

Ky edicion ka filluar me 27 Gusht dhe mbahet në Krushevë të Maqedonisë e jo në Prizren si ishte paraparë, shkaku i problemeve administrative të vizave për Kosovë për shtetasit e Bosna dhe Hercegovinës.

Shkolla e filmit dokumentar ACTive përgjatë këtyre ditëve nëpërmjet filmave mjeshtëror ka hapur diskutime reth etikës, estetikës, strukturës, pasionit për film, qasjeve të ndryshme, dhe nëpërmjet ushtrimeve praktike ka provuar ti fus krijuesit e rinj në proces të gjetjes së tregimit audiovizuel të tyre. Tutorët e punëtorive janë: Guillermo Carreras-Candi nga Spanja, Jelena Maksimovic nga Serbia, Kaori Oda nga Japonia, Kumjana Novakova nga Maqedonia/Bosnje dhe Hercegovina, Ludovica Fales nga Italija dhe Suncica Fradelic nga Kroacia, të cilët po i inspirojnë dhe inkurojnë krijuesit e rinj për të vazhduar në drejtim të zbulimit të gjuhës së tyre filmike.

Themeluar në vitin 2013, Shkolla Rajonale e Filmit Dokumentar ACTive është një iniciativë e përbashkët e Festivaleve të Filmit Dokumentar nga Ballkani që duan përvojën dhe njohuritë e tyre ti ndajnë me krijuesit e rinj dhe artistët të cilët janë adhurues të  filmit dokumentar. ACTivin e mundëson NED dhe Ndihma Kombëtare për Demokraci nga Washingtoni.


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: