Misioni dhe aktiviteti
Forumi Kulturor i Kosovës është Rrjet i Organizatave të Pavarura të Kulturës të Kosovës themeluar me qëllim të:- Fuqizimit të organizatave të pavarura kulturore duke i zhvilluar kapacitetet e tyre për realizimin e programeve të tyre,
- Afirmimit të organizatave anëtare,
- Përfshirjes së organizatave anëtare në proceset vendimmarrëse,
- Rritjes së përkrahjes së skenës së pavarur të kulturës,
- Mbrojtjes dhe përmirësimit të pozitës së organizatave anëtare karshi institucioneve relevante të Kosovës dhe jashtë saj.
Forumi Kulturor synon të përmbush misionin e vet nëpërmjet aktiviteteve si:
- Komunikimit dhe rrjetëzimit të organizatave të pavarura në fushën e kulturës.
- Shkëmbimit dinamik të informacioneve dhe të përvojave.
- Aktiviteteve të lobimit dhe avokimit
- Trajnimeve specifike për nevojat e organizatave anëtare
- Organizimit të debateve dhe forumeve
- Bashkërenditjes së aktiviteteve artistike dhe kulturore
Forumi Kulturor u themelua me iniciativën e Teatrit ODA dhe në mars të vitit 2012 mbajti Kuvendin e Përgjithshëm themelues me 22 organizata të pavarura kulturore si anëtare.