Aktivitetet e Forumit Kulturor
E martë, 13 maj 2014RRJETI I ORGANIZATAVE TË KULTURËS NË MITROVICË RROK MITROVICA
Rrjeti i Organizatave Kulturore i Mitrovicës (RrOK Mitrovica) u themelua në maj të këtij viti. RrOK Mitrovica është rrjet joformal i organizatave kulturore të komunës së Mitrovicës. Misioni i këtij Rrjeti është që të zhvillojë dhe koordinojë aktivitetet kulturore dhe industrinë kreative në nivel lokal, si një faktor strategjik drejtë zhvillimit ekonomik të qytetit dhe diversitetit kulturor. më shumë

E martë, 17 dhjetor 2013KONFERENCA E DYTË VJETORE E FORUMIT KULTUROR
Konferenca e dytë vjetore u mbajt më 17 dhjetor 2013 në Prishtinë ku u diskutua për dialogun e strukturuar të kulturës së pavarur dhe autoriteteve dhe me këtë rast u publikua nga Ministri i Kulturës, z. Memli Krasniqi fillimi i procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Kulturë të Republikës së Kosovës, proces ky që do të zhvillohet në partneritet edhe me Forumin Kulturor, si përfaqësues i organizatave të pavarura të kulturës në Kosovë.më shumë

E hënë, 28 tetor 2013DEBATI PROGRAMET PËR KULTURË TË KANDIDATËVE TË PEJËSForumi Kulturor organizoi debatin Programet për kulturë të kandidatëve të Pejës i cili u mbajt më 18 tetor 2013. Të pranishëm në këtë debat ishin Gazmend Muhaxheri LDK, Ramë Dreshaj LSK, Hivzi Muharremi VV dhe Muhedin Sylqa PD. Po ashtu prezentë ishin edhe aktivistët e shoqërisë civile dhe të komunitetit të kulturës në Pejës. Qëllimi themelor i këtij debati ishte shpalosja e planeve, projekteve dhe programeve të kandidatëve për kryetar komune për kulturën.më shumë
E premte, 18 tetor 2013DEBATI "PROGRAMET PËR KULTURË TË KANDIDATËVE TË PRISHTINËS"
Forumi Kulturor organizoi debatin Programet për kulturë të kandidatëve të Prishtinës i cili u mbajt më 18 tetor 2013. Të pranishëm në këtë debat ishin të gjithë kandidatët për kryetar komune të Prishtinës perveç kryetarit aktual Isa Mustafa. Po ashtu prezentë ishin edhe aktivistët e shoqërisë civile dhe të komunitetit të kulturës në Prishtinë. Qëllimi themelor i këtij debati ishte shpalosja e planeve, projekteve dhe programeve të kandidatëve për kryetar komune për kulturën.më shumë

E martë, 26 mars 2013ANËTARËSIMIForumi Kulturor është i hapur për anëtarësim të organizatave të interesuara. Nëse keni interesim për anëtarësim ju duhet të mbushni formularin për aplikim për anëtarësim dhe tia dorëzoni Sekretariatit në email adresën [email protected] apo edhe fizikisht në Sekretariat: Teatrin ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë.më shumë
Artikuj: 53