TAKIMI I RREGULLT I KUVENDIT TË ANËTARËVE TË FORUMIT KULTUROR

E premte, 05 dhjetor 2014

Anëtarët e Forumit Kulturor mbajtën Kuvendin vjetor, në të cilën u morrën disa vendime. Takimi u hap nga Kryetari i Forumit Kulturor Florent Mehmeti, i cili prezantoi raportet vjetore të FK. Pas miratimit të raporteve vjetore, u diskutua për planet e FK për dy vitet e ardhshme. Në këtë takim të Kuvendit u votua edhe për anëtarin e pestë të Kryesisë së FK. Në mesin e gjashtë kandidatëve të nominuar, Vullnet Sanaja, drejtor ekzekutiv i Anibar mori numrin më të madh të votave të anëtarëve prezent. Gjatë takimit u diskutua edhe për rrjetëzimin e skenës së pavarur kulturore në nivel lokal, politikën e pagesës së anëtarësisë dhe shërbimet për zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve. Në lidhje me politikën e pagesës së anëtarësisë vjetore, anëtarët morën një vendim për të rishikuar përkohësisht një pjesë të kësaj politike. Sipas këtij vendimi, për vitet 2014 dhe 2015, për organizatat që kanë buxhet vjetor deri në 25.000 Euro, pagesa e anëtarësisë do të jetë 20 euro. Anëtarësia e Forumit do të takohet në Kuvendin e ardhshëm, i cili do të mbahet në pjesën e parë të vitit 2015.


 

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: