STRATEGJIA KOMBËTARE E KULTURËS

E shtune, 15 dhjetor 2012

Si rezultat i  takimeve me Ministrinë e Kulturës, FK organizoi në fund të muajit gusht një punëtori të emëruar “STRATEGJIA KOMBËTARE E KULTURËS”.

Punëtoria kishte qëllim prodhimin e një dokumenti të shkurtër për të argumentuar nevojën dhe vizionin e një Strategjie Kombëtare të Kulturës për Kosovën.

Kjo punëtori mblodhi nëntë ekspertë lokalë nga fusha të ndryshme të kulturës. Punëtoria prodhoi një dokument të quajtur “PSE NA NEVOJITET NJË STRATEGJI KULTURORE?” e cila përmban rekomandime të hartimit të strategjisë dhe përcaktimin e afateve kohore të procesit. Gjithashtu u prodhua edhe një draft Memorandum mirëkuptimi. Këto dy dokumente  iu dërguan Ministrit në muajin dhjetor 2012.

Strategjia Kulturore – Agjenda

Pse na duhet një Strategji e Kulturës

Draft Memorandum FK – MKRS

Buletini Per te marre buletinin mujor me aktivitetet e Forumit Kulturor regjistrohuni ketu: