ANËTARËSIMI
Forumi Kulturor është i hapur për anëtarësim të organizatave të interesuara. Nëse keni interesim për anëtarësim ju duhet të mbushni formularin për aplikim për anëtarësim dhe tia dorëzoni Sekretariatit në email adresën [email protected] apo edhe fizikisht në Sekretariat: Teatrin ODA, Pallati i Rinisë, 111, Prishtinë.
Sipas Statutit të Forumit Kulturor, anëtarët e rinj aprovohen nga Kuvendi i Anëtarëve. Aprovimi i anëtarësisë suaj do të mund të bëhet në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) të të Kuvendit të Anëtarëve të Forumit Kulturor. Për kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes si dhe për detaje tjera ju lutem kontaktoni Sekretariatin.
FK APLIKIMI PER ANETARESIM
Për më shumë informata për Forumin Kulturor po ju bashkëngjisim edhe këto dokumente:
1. Deklarata e Themelimit
2. FORUMI KULTUROR STATUTI
3. ORGANIZATAT ANËTARE TË FORUMIT KULTUROR
4. FK Perfitimet dhe obligimet e anetaresise